Pas një dite të lodhshme në punë, ku këmbët e ndiejnë më shumë rëndesën, diçka e ngrohtë do të ishte perfekte për të relaksuar jo vetëm këmbët, por gjithë trupin. Të lodhura gjithashtu nga këpucët, këmbët tona ka nevojë që të paktën njëherë në javë të përkëdhelen dhe të marrin vëmendjen e duhur. Dhe nuk duhet shumë kohë: 10 minuta të zhytura në ujë, pesë minuta masazh dhe pak gjëra.








