Një situatë me dinamikë interesante ka vijuar në partinë në pushtet. Duket se deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka shprehur dëshirë dhe gatishmëri t’i hyjë garës për Kryetar të Prishtinës. Megjithatë ai përballet me pengesën e vetme aktuale e cila është dega e Vetëvendosjes në Prishtinë, meqenëse kjo degë përmes votimeve të saja e përcakton kandidatin për Kryetar të Prishtinës.








