nato-certifikon-ekspertet-shqiptare-te-asgjesimit-te-mjeteve-shperthyese

Një ekip ekspertësh të EOD-së (Asgjësimi i mjeteve shpërthyese) të batalionit të xhenios në Komandën Mbështetëse, janë certifikuar nga NATO.

Kjo pasi përmbyllën me sukses trajnimin dhe demonstrimin e teknikave të një niveli të lartë profesionalizmi gjatë stërvitjes në Letoni.

NATO ka publikuar në median sociale Facebook foto nga demonstrimi i aftësive të larta ushtarake.

Ajo thekson se ekipi shqiptar i Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive kreu një trajnim dhe demonstrim me ndikim të lartë, duke shfaqur teknikat dhe mjetet e tyre të avancuara në kampin Adaži në Letoni.

Sipas saj “ata eksploruan teknikat e hapjes së dyerve, vendosën dronë për të tërhequr paketat e simuluara të kërcënimit dhe demonstruan fuqinë e makinerive të topave të ujit në neutralizimin e rreziqeve të mundshme”.

“Ky trajnim praktik jo vetëm që rrit gatishmërinë tonë, por gjithashtu përforcon rëndësinë e inovacionit dhe punës në grup në ruajtjen e sigurisë”.

The post NATO certifikon ekspertët shqiptarë të asgjësimit të mjeteve shpërthyese appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here