Shqipëria e ka mposhtur me përmbysje të rezultatit Ukrainën në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, 0-0, por me të nisur pjesa e dytë, ishte Ukraina ajo që kaloi fillimisht në epërsi me anë të Konoplyas i cili shënoi në minutën e 49-të. Por, pesë minuta më vonë, ishte Ismajli ai që barazoi shifrat në 1-1 falë një topi që e shfrytëzoi mirë brenda zonës.








