Të premten, ka përfunduar afati i aplikimit të qytetarëve për konvertimin e patentë shoferëve nga ata ilegalë në të Republikës së Kosovës. Këtë e bëri të ditur, për Ekonomia Online, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka deklaruar se i kanë konvertuar 6 mijë e 509 patentë të qytetarëve. Po ashtu, Elshani ka dhënë detaje për statistikat nëpër komuna.








