Ukraina dhe Shqipëria e kanë nisur me vrull pjesën e dytë, teksa te dyja skuadrat kanë gjetur rrugën e golit. Fillimisht vendasit dhe pesë minuta më vonë edhe kuqezinjtë.
Pas një pakujdesie në prapavijën kuqezi, ukrainasit shfrytëzuan mundësitë për të dërguar topin në rrjetë dhe të marrin avantazhin në ndeshje.
Në minutën e 49, Konoplia i pa mbuluar nga mbrojtja kuqezi arriti të kalonte Thomas Strakoshën.
Yukhym Konoplia | 🇺🇦 Ukraine 1-0 Albania 🇦🇱pic.twitter.com/HgmGzpxV7V
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 7, 2024
Por, vetëm pesë minuta më vonë, pas një gjuajtje nga këndi dhe një rrëmuje që pasoi në zonën vendase, Ardian Ismajli realizoi për 1-1.
Ardian Ismajli | 🇺🇦 Ukraine 1-1 Albania 🇦🇱 pic.twitter.com/ul6EBaEj7l
— Utd_JOSH (@Utd_JOSH10) September 7, 2024
The post Dy gola në pesë minuta, Ukraina dhe Shqipëria tundin rrjetën appeared first on Albanian Post.








