shqiperia-permbys-shifrat-me-jasir-asanin

Shqipëria ka kaluar në avantazh me Jasir Asanin, duke sjellë edhe përmbysjen e madhe të sfidës.

Kuqezinjtë morën avantazhin për herë të parë në ndeshje falë një aksioni model, i cili u konkretizua nga Asani në minutën e 66.

Dy gola në pesë minuta, Ukraina dhe Shqipëria tundin rrjetën

Ukraina dhe Shqipëria e kanë nisur me vrull pjesën e dytë, teksa te dyja skuadrat kanë gjetur rrugën e golit. Fillimisht vendasit dhe pesë minuta më vonë edhe kuqezinjtë.

Pas një pakujdesie në prapavijën kuqezi, ukrainasit shfrytëzuan mundësitë për të dërguar topin në rrjetë dhe të marrin avantazhin në ndeshje.

Në minutën e 49, Konoplia i pa mbuluar nga mbrojtja kuqezi arriti të kalonte Thomas Strakoshën.

Por, vetëm pesë minuta më vonë, pas një gjuajtje nga këndi dhe një rrëmuje që pasoi në zonën vendase, Ardian Ismajli realizoi për 1-1.

The post Shqipëria përmbys shifrat me Jasir Asanin appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here