Home Sport Ancelotti: Kjo fitore na jep besim, ndeshja ndaj Barcelonës do jetë ndryshe

Ancelotti: Kjo fitore na jep besim, ndeshja ndaj Barcelonës do jetë ndryshe

249
0

Real Madrid dje shënoi fitore të lartë ndaj Shaktar Donetsk duke fituar si mysafir me rezultat 0 – 5.

Në ndeshjen e radhës, Real Madrid do përballet me Barcelonën në “Camp Nou” dhe trajneri Carlo Ancelotti është optimist.

Tekniku italian pas fitores tha se ky tre pikësh na jep besim, por ndeshja ndaj Barcelonës do jetë plotësisht më ndryshe.

“Të gjithë përformuan mirë. U mbrojtëm mirë. Ishim fokusuar, e bëmë strategjinë e duhur dhe u rikthyem në mbrojtje kur ata ishin në kundërsulme”.

“Kjo fitore na jep besim, por ndeshja ndaj Barcelonës do jetë ndryshe dhe do jetë tregim tjetër”.

“Është e rëndësishëm që mbajtëm porën e paprekur. U mbrojtëm mirë. Të gjithë ia dolën mirë individualisht sepse të gjithë punuan shumë”, deklaroi ai.

Të dielën e radhës do zhvillohet “El Clasico”.

Previous articleKlopp përplaset me gazetarin që e pyet nëse ishte i nervozuar sepse Simeone refuzoi t’ia zgjasë dorën
Next articleZbulimi i astronomëve: Toka mund të jetë e rrethuar nga një tunel i madh magnetik

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here