Home Shqipëria ‘Barbaria e shtetit fashist serb s’e kurseu askënd’

‘Barbaria e shtetit fashist serb s’e kurseu askënd’

1
0
‘barbaria-e-shtetit-fashist-serb-s’e-kurseu-askend’

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të hënën, kujtoi ngjarjet e kobshme të fillim prillit të vitit 1999 në Lybeniq të Pejës, atje ku, 26 vjet më parë, forcat policore e ushtarake serbe ekzekutuan 79 civilë shqiptarë të pambrojtur, në mesin e tyre fëmijë, gra e pleq, duke mos kursyer askënd.

“Sa herë vijmë në Lybeniq, një pjesë e zemrës mbetet këtu, me familjarët që ende presin që të dashurit e tyre të kenë një varr për t’iu vendosur lule. Lybeniqi u masakrua edhe më 25 maj 1998, e java e parë e prillit 1999 ishte e kobshme për këtë fshat e zonën përreth, që u bënë cak të represionit të tmerrshëm e të paparë”, deklaroi ish-kryeministri i Kosovës.

“Armiku ekzekutoi mbi njëqind shqiptarë të paarmatosur, nga fshatrat Lybeniq, Buçan, Rashiq, Loxhë, Kosuriq e Prilep. A vritet njeriu, vetëm se e ëndërron lirinë e atdheut të tij? Këtë e bëri pa mëshirë barbaria e shtetit fashist serb, që nuk kurseu askënd që i doli para, gra, fëmijë e pleq. Sot e për mot, përulemi me respekt para sakrificës së të rënëve për liri!”, shtoi ai.

Më 25 maj të vitit 1998, para një çerek shekulli, në këtë fshat të vogël të Kosovës, rreth 7 kilometra larg qytetit të Pejës, u vranë nëntë banorë, ndërsa më 1 prill të vitit 1999, u ekzekutuan 72 të tjerë, në mesin e tyre gra shtatzëna, foshnja, fëmijë të mitur dhe pleq. Masakrat e Lubeniqit konsiderohen disa nga masakrat më makabre të Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

The post ‘Barbaria e shtetit fashist serb s’e kurseu askënd’ appeared first on Albanian Post.

Previous articleHaradinaj në Lybeniq: Barbaria e shtetit fashist serb nuk kurseu askënd
Next articleLaura Pausini sjell retrospektivë 30-vjeçare të karrierës, i bashkëngjitet në skenë edhe Luis Fonsi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here