Home Shqipëria Manja prezanton ‘Amnistinë Penale’: Asnjë përftim për të dënuarit e GJKKO-së

Manja prezanton ‘Amnistinë Penale’: Asnjë përftim për të dënuarit e GJKKO-së

3
0
manja-prezanton-‘amnistine-penale’:-asnje-perftim-per-te-denuarit-e-gjkko-se

Ministri i Drejtësisë në Republikën e Shqipërisë, Ulsi Manja, këtë pasdite të 4 prillit ka prezantuar draftin e Amnistisë Penale.

Ai theksoi se përmes kësaj amnistie, përfitojnë nga falja totale e dënimit burrat e dënuar me katër vjet ose më pak vite burg, për dënime të dhëna dhe që kanë marrë formë përfundimtare deri më 31 mars 2023, ndërsa gratë përfituese do jenë ato që kanë deri në pesë vite dënim.

Ministri deklaroi se protestuesit e opozitës do të përfitojnë gjithashtu nga amnistia penale.

Nga foltorja e Kuvendit, Manja u shpreh se do të përjashtohen kallëzimet për veprat penale të kryera në protestat e zhvilluara deri më 31 mars të vitit 2024.

Sipas Manjës, do të pushohen 232 çështje penale.

Më tej, ai theksoi se sipas kritereve të përcaktuara në draft përjashtohen nga vuajtja e dënimit edhe burrat kur në datën e hyrjes në fuqi të amnistisë, u ka mbetur pa kryer deri në katë vjet burg, ndërsa grave kur u ka mbetur pesë vjet. Përfshirë gjobën apo dënimet alternative.

Përfitues nga amnistia janë gratë mbi moshën 50 vjeç ose mbi këtë moshë, ndërsa për burrat efekti do të jetë kur janë mbi 65 vjeç.

Nga amnistia do të përfitojnë edhe të miturit apo ata që kanë qenë 18 vjeç në kohën që kanë kryer veprën penale, ose nën këtë moshë

Manja vuri edhe një herë ne dukje se nuk do të përfitojnë falje të dënimit përqindja më e madhe e veprave penale, që përfshin ato më të rëndat që nisin që nga krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës, krime kundër autoritetit të shtetit ku përfshihet edhe korrupsioni, terrorizmi dhe shumë e shumë kategori veprash penale, mbi 240 të tilla.

“Nuk përfitojnë amnisti, as falje e ulje të dënimit dhe as përjashtim nga ndjekja penale të atyre që i janë shmangur drejtësisë. Personat që i shmangen drejtësisë, ata që janë arratisur, që kanë dijeni për procesin apo masat ndaj tyre apo vendimet e formës së prerë, dhe i shmangen me vullnet të lirë”.

Lajmi në përditësim 

The post Manja prezanton ‘Amnistinë Penale’: Asnjë përftim për të dënuarit e GJKKO-së appeared first on Albanian Post.

Previous articleDanimarka ndalon trafikun detar për shkak të një dështimi: Predha mund të lëshohet në çdo moment
Next article“Mallku t’qoftë barku që e ki majt”, nëna e Santianës rrëfen komentin kur vajza e saj ishte në ‘Big Brother’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here