ne-duhet-te-bejme-me-shume-per-te-ndihmuar-ukrainen,-thote-shefi-i-nato-s

Në përfundim të një takim dy-ditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, u tha gazetarëve se situata në fushën e betejës në Ukrainë mbetet serioze dhe se Ukraina ka nevojë për më shumë mbrojtje ajrore dhe ndihmë.

“Ne duhet të bëjmë edhe më shumë”, tha ai, duke shtuar se mbështetja duhet të vendoset në një bazë më të qëndrueshme.

Sipas tij, situata në fushën e betejës është e vështirë. Ai theksoi se ekziston një urgjencë kur bëhet fjalë për mobilizimin e mbështetjes për Ukrainën.

“Nëse nuk mobilizohet më shumë mbështetje, ekziston rreziku që Rusia të pushtojë më shumë territor”, paralajmëroi ai.

Më tej Stoltenberg shtoi se, ukrainasit kanë treguar se janë jashtëzakonisht të aftë për të përdorur pajisjet e ofruara nga aleatët e NATO-s.

Ai tha se, aleatët duhet të bëjnë dy gjëra: të mobilizojnë më shumë mbështetje për Kievin në ditët dhe javët në vijim, dhe por më pas të sigurojnë gjithashtu se janë në gjendje të krijojmë një kornizë më të fortë dhe më të fuqishme për mbështetje afatgjatë, në mënyrë që ndihma të vazhdojë në një bazë më të parashikueshme.

Shefi i NATO-s përsëriti se udhëheqja ushtarake e aleancës është ngarkuar të krijojë një strukturë, e cila do të duhej të mbështetej nga një angazhim financiar.

Ai nuk pranoi të hyjë në më shumë detaje rreth planeve.

I pyetur në lidhje me kërkesën e Ukrainës për më shumë mbrojtje ajrore, Jens Stoltenberg tha se aleatët e kuptojnë urgjencën.

“Aleatët tani do të kthehen dhe do të shikojnë inventarët e tyre për të parë nëse ka ndonjë mënyrë për të ofruar më shumë sisteme, duke përfshirë Patriotët”, tha ai.

Sipas tij, është pjesërisht një çështje e sistemeve dhe pjesërisht një çështje e dërgimit të përgjuesve.

Jo përfshirjes në luftë

NATO nuk është dhe nuk do të jetë palë në konfliktin në Ukrainë, tha sekretari i përgjithshëm.

“Ne nuk kemi asnjë plan për të pasur trupa luftarake të NATO-s brenda Ukrainës, nuk ka pasur asnjë kërkesë për këtë”, shtoi ai.

Për më tepër, një zyrtar i NATO-s tha se sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse mund të kenë ndërprerë më shumë se 15% të kapacitetit rus, duke shtuar se aleanca besonte se Moskës ende i mungojnë municionet dhe fuqia njerëzore e mjaftueshme për të nisur një ofensivë të suksesshme.

NATO nuk kishte konfirmim nëse Irani kishte transferuar raketa balistike në Rusi, por nuk kishte arsye të besonte se nuk do të kalonte me transferimin pasi të binin dakord kushtet reciproke të dobishme midis dy palëve, tha zyrtari.

The post Ne duhet të bëjmë më shumë për të ndihmuar Ukrainën, thotë shefi i NATO-s appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here