Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi 25-vjetorin e Masakrës së Kralanit dhe asaj të Qupevës së Epërme. Për këto masakra, Osmani thotë se janë dëshmi e përpjekjes së regjimit kriminal serb për shfarosje dhe spastrim etnik ndaj shqiptarëve. “25-vjet më parë, forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, në Kralan të Gjakovës, pasi që i rrëmbyen nga kolona e të zhvendosurve, vranë dhe dogjën 87…








