Home Lajme S’ka kuorum, dështojnë sërish marrëveshjet ndërkombëtare

S’ka kuorum, dështojnë sërish marrëveshjet ndërkombëtare

3
0
s’ka-kuorum,-deshtojne-serish-marreveshjet-nderkombetare

Kuvendi i Kosovës edhe në seancën e së enjtes ka dështuar të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare, për shkak të mungesës së kuorumit.

Në seancë plenare nuk ishin të pranishëm 81 deputetë, kështu që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nuk i hodhi në votim marrëveshjet ndërkombëtare.

Në anën tjetër, të zgjedhurit e popullit miratuan Projektligjin për Gjykatën Administrative, ndërsa nuk pati kuorum në vendimmarrje për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Pas kësaj, kryeparlamentari Konjufca ka mbyllur punimet e seancës plenare, derisa ka shtuar se e njëjta do të vazhdojë javën e ardhshme.

Gjithashtu, të premten do të mbahet edhe një seancë për pyetje parlamentare me fillim nga ora 10:00.

The post S’ka kuorum, dështojnë sërish marrëveshjet ndërkombëtare appeared first on GazetaBlic.

Previous articleIsh-diplomati e quan jotransparent takimin në Bruksel: S’po shoh arsye pse pala serbe të pajtohet aq shpejt dhe pa “marrë diçka”
Next articleBahtiri: Situata në veri është krejt e ndryshme me Albin Kurtin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here