Avokati Ardian Bajraktari, vlerëson se opinioni e ka të paqartë se cilat prona të Milan Radoiçiqit janë konfiskuar dhe cilat janë sekuestruar. Megjithëse, Bajraktari thotë se pjesa më e madhe e pasurisë së Radoiçiqit, janë konfiskuar ose sekuestruar. “Kemi një së paku jo qartësi në opinionin publik, se cila pasuri është konfiskuar dhe cila është sekuestruar”, u shpreh Bajraktari.








