Çifti Natalia Vodianova dhe Antoine Arnault tashmë janë pjesë e familjes më të pasur në botë. Modelja me origjinë ruse dhe biznesmeni francez kanë një histori dashurie si në filma. Antoine Arnault (46 vjeç) është djali i njeriut më të pasur në botë – Bernard Arnault. Ai ka edhe katër vëllezër të tjerë, të cilët janë të përfshirë në menaxhimin e kompanive që ka familja.