Home Shqipëria Qeveria s’po ua bartë komunave të hyrat vetanake, “po shkaktohen probleme në...

Qeveria s’po ua bartë komunave të hyrat vetanake, “po shkaktohen probleme në investime kapitale”

2
0
qeveria-s’po-ua-barte-komunave-te-hyrat-vetanake,-“po-shkaktohen-probleme-ne-investime-kapitale”

As edhe një komunë nga 38 sa ka Kosova, s’ka pranuar të hyrat vetanake nga Qeveria për këtë vit, kështu duke ua pamundësuar zhvillimin e investimeve kapitale.

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kanë kërkuar sërish që të barten të hyrat vetanake nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Kërkesën e ka bërë kryetari i këtij asociacioni Sazan Ibrahimi, në takimin e kolegjiumit të drejtorëve komunalë për Buxhet dhe Financa duke thënë se “investimet kapitale ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarit”.

“Është muaji prill dhe ende asnjë komunë nuk i ka pranuar mjetet buxhetore të cilat me ligj i takojnë Komunave. Pse nuk po i bartni mjetet te komunat? Ato mjete janë të Komunave”, ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi, ka sqaruar pasojat që vinë si pasojë e mungesës së këtyre të hyrave nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

“Mundësinë për mos-realizimin e shumë projekteve kapitale nëpër komuna bazuar në nevojat e qytetarëve shkaktojnë vonesa në pagesa ndaj operatorëve ekonomikë dhe që këto vonesa mund t’i dërgojnë komunat te përmbaruesi”.

“Që mjetet të barten për projektet e përfunduara (pra të barten në të njetin kod buxhetor) dhe që komunat do kenë nevojë për rialokime të reja e që si pasojë e këtyre rialokimve do të ketë zvarritje të tepërta në realizimin e projekteve sepse përveç burokracive të tepërta ligjore edhe proceset e tenderimit po marrin shumë kohë. Kjo nuk ka ndodhur më herët”.

Të hyrat vetanake komunale të cilat janë mjete financiare që mblidhen nga taksat, tarifat, gjobat, pagesat për shërbimet publike të cilat pastaj dedikohen kryesisht vetëm për komunat dhe investimet në to, vitin e kaluar ishin marrë nga Qeveria e Kosovës.

Por, kryetarët e komunave janë zotuar se nuk do të lejojnë, meqë kjo është në kundërshtim me Ligjin e Financave të Pushtetit Lokal dhe Ligjin e Financave Publike.

Në njoftimin se Qeveria e Kosovës kishte ndarë 742 milionë euro për komunat për vitin 2024, ministri Hekuran Murati, gjithë situatën me ndaljen e të hyrave vetanake e ka trajtuar si një propagandë të opozitës dhe jo problem real.

Vendimi i Qeverisë për të hyrat vetanake rrezikon t’i “falimentojë” komunat dhe ta bllokojë parlamentin

The post Qeveria s’po ua bartë komunave të hyrat vetanake, “po shkaktohen probleme në investime kapitale” appeared first on Albanian Post.

Previous articleDhjetëra mijëra protestojnë në Hungari kundër qeverisë së Viktor Orban
Next articleAlibeaj: Bashkimi i PD-së, me asnjë “non grata” brenda nesh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here