Prokuroria e Durrësit këtë të hënë të 8 prillit ka firmosur dy urdhër arreste dhe një kërkesë për masë “Arrest shtëpie”.
Kjo drejtuar tre personave të dyshuar për “Falsifikim të dokumentave” dhe “Shpërdorim detyre”.
Bëhet fjalë për zyrtarët Bledi Zerba, punonjës hipoteke dhe Ndue Mesiti, qytetar përfitues i një prone të paligjshme në Gjirin e Lalëzit.
Ndërsa “Arrest shtëpie” është kërkuar për juristen e kadastrës Jonida Margeja.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një praktikë legalizimi që ka shkuar për hipotekim në Gjirin e Lalëzit në vitin 2017.
IKMT ka shkuar për ta prishur atë pronë në vitin 2020, por pronarët kanë paraqitur dokumente të hipotekës, nga ku kanë lindur dyshimet se dokumentet kanë qenë të falsifikuara.
Nga verifikimet e kryera rezultuan një sërë anomalish që çojnë në përfundimin që praktika është e falsifikuar.
Nga verifikimi i librit të protokollit të ish Z.V.R.P.P Durrës, se të dhënat e shkresës për kalim të dosjes nga ish-ALUIZNI Durrës drejt ZVRPP Durrës, nuk përputhen me të dhënat e librave të protokollit të ish Z.V.R.P.P Durrës, duke mos u përputhur afatet kohore me rendin numerik të shkresave.
Pas një analize të të gjithë provave dhe akteve të administruara në fashikullin e këtij procedimi penal, rezulton se shtetasi B. Z., ka ushtruar detyrën e detyrën e Specialist-Jurist pranë ASHK Drejtoria Vendore Durrës dhe ka nënshkruar në të gjitha rubrikat e kartelës së pasurisë së mësipërme, veprime që përbëjnë veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave”.
Shtetësia J. M. me detyrë specialiste-juriste, me kontratë të përkohshme pranë ASHK Durrës nga periudha ka kryer veprime duke dixhitalizuar kartelën e pasurisë për pasurinë nr.150/7/ND vol 07, faqe 26, zk1522, fshati Draç, Bashkia Durrës, me përfitues shtetasit A. M. dhe N.M.
Ndërkohë shtetasi N.M., rezulton të jetë përfituesi i pasurisë së bashku me vëllain e tij, pasuri e cila rrjedh e gjithë nga praktika e legalizimit dhe regjistrimit të pronës është bazuar në dokumente të falsifikuara me anë të skanimit dhe kopjimit të të dhënave të një praktike tjetër legalizimi.
The post Prokuroria aksion në Kadastrën e Durrësit, lëshohen tre masa sigurie appeared first on Albanian Post.








