Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka deklaruar se një pronë e ministrisë që e drejton ishte bartur te qytetari serb me emrin Jovica Deniq. Në emisionin “DPT Te Fidani”, Peci ka pretenduar se Deniq ishte person i uniformuar në periudhën e Slobodan Millosheviqit në Kosovë. “Rasti më flagrant që me insistimin tonë kemi arritur të kthejmë pronën e ministrisë së Bujqësisë është rasti i Jovica Deniqit.








