Home Shqipëria QUINT-i kërkon nga Lista Serbe dhe partia e Rashiqit t’i rishqyrtojnë dorëheqjet...

QUINT-i kërkon nga Lista Serbe dhe partia e Rashiqit t’i rishqyrtojnë dorëheqjet nga KKZ-të

3
0
quint-i-kerkon-nga-lista-serbe-dhe-partia-e-rashiqit-t’i-rishqyrtojne-doreheqjet-nga-kkz-te

Ambasadorët e QUINT – Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet të Bashkuara (SHBA) – kanë bërë thirrje të mërkurën që Lista Serbe dhe partia e Iniciativës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të rishqyrtojnë qëndrimet e saj dhe dorëheqjet nga Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) në Veri.

Përmes një komunikate për media është thënë se ndjejnë keqardhje për deklaratat që kanë parë së fundmi.

“Na vjen keq për deklaratat e Listës Serbe dhe aktorëve të tjerë politikë serbë të Kosovës që bëjnë thirrje për tërheqje nga pjesëmarrja në këtë votim për tërheqjen e kryetarëve”.

“QUINT i bën thirrje Listës Serbe dhe të gjithë të tjerëve që kanë bërë thirrje për tërheqje, të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre dhe të përdorin plotësisht mjetet demokratike në dispozicion për të avancuar demokracinë efektive dhe përfaqësuese”, thuhet në njoftim.

Nga shtetet e QUINT-it u tha se janë të vetëdijshme që zgjedhjet e kaluara s’kishin ofruar “zgjidhje politike”.

“Ne e pranojmë se zgjedhjet e 23 prillit 2023 nuk dhanë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna dhe se qeverisja përfaqësuese në Veri do të rikthehet kur të mbahen zgjedhjet për kryetarë komunash me pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve”, theksohet tutje.

Sipas QUINT-it, bojkotimi i votimit të 21 prillit nuk do të sjellë këtë rezultat dhe as nuk do të sjellë ndonjë përfitim për qytetarët që jetojnë në veri.

“QUINT i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të jetë e përgjegjshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj dhe të veprojë me profesionalizëm gjatë gjithë këtij procesi”.

“Ftojmë të gjitha palët e interesuara që të veprojnë në atë mënyrë që të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote në veri të Kosovës të kenë mundësi të marrin pjesë”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e së martës përveç se ka njoftuar anëtarët për dorëheqjen e katër përfaqësuesve të subjektit politik Lista Serbe nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për komunat veriore ka kërkuar që dy subjektet politike të zëvendësojnë anëtarët e dorëhequr.

Katër kryetarët shqiptarë të komunave veriore – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – mund të shkarkohen nga detyra nëse 50 për qind, plus 1 votues, voton për largimin e tyre më 21 prill.

Në bazë të të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në Veri janë 46 mijë e 248 votues.

Nëse edhe kjo fazë kalon suksesshëm, atëherë organizohen zgjedhjet për kryetarë të rinj.

Pas kësaj, rezultati i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Një ndër kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian (BE) për largimin e sanksioneve ndaj Kosovës të vendosura në qershor për shkak të përshkallëzimit të situatës është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe organizimi në mënyrë gjithëpërfshirëse në të gjitha katër komunat serbe në veri, kurse nga serbët kërkohet që të marrin pjesë pa kushte.

The post QUINT-i kërkon nga Lista Serbe dhe partia e Rashiqit t’i rishqyrtojnë dorëheqjet nga KKZ-të appeared first on Albanian Post.

Previous articlePahor konfirmon planet për ta zëvendësuar Lajçakun në dialog
Next articleBiden zotohet për angazhimin “të hekurt” të SHBA-ve ndaj Izraelit, mes frikës së sulmit nga Irani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here