Home Shqipëria Biden thotë se sulmi i Iranit ndaj Izraelit mund të vijë së...

Biden thotë se sulmi i Iranit ndaj Izraelit mund të vijë së shpejti

2
0
biden-thote-se-sulmi-i-iranit-ndaj-izraelit-mund-te-vije-se-shpejti

Sipas presidentit amerikan, Joe Biden, një sulm i Iranit kundrejt Izraelit do të vijë më shpejt se vonë, bëri me dije ai gjatë një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë.

Për Biden, nuk ka diskutime se Irani do të godasë dhe në bazë të informacioneve nga inteligjenca, ky sulm nuk do të vonojë.

Pavarësisht kësaj, ai i dha një mesazh të qartë Teheranit: Mos sulmoni.

Vetë Irani ndërkaq e ka paralajmëruar Amerikën për atë çfarë mund të ndodhë, në rast se Washingtoni përfshihet në konfliktin mes Izraelit dhe Republikës Islamike, i cili aktualisht mbetet konflikt në distancë dhe përmes Proxy-ve në rajon.

Irani e ka bërë tashmë të ditur se do të përgjigjet për një sulm që Izraeli kreu në ambasadën iraniane në Siri, duke lënë disa të vdekur, përfshi një ushtarak të lartë iranian.

Megjithatë, është thënë po ashtu se përgjigja do të jetë proporcionale dhe do të shmangë përshkallëzimin e gjerë.

Kështu mendohej të paktën deri në orët e vona të 11 prillit, por gjatë pasdites së 12 prillit, të tjera detaje janë mësuar.

Ajo çfarë kuptohet, është se Irani i ka dërguar SHBA-ve disa mesazhe përmes vendeve të tjera arabe.

Në këto mesazhe, është bërë e qartë se nëse Amerika përfshihet ushtarakisht në çështjen mes Izraelit dhe Iranit, atëherë do të goditen edhe objektiva amerikane të vendosura prej kohësh në Lindjen e Mesme, por pa i specifikuar ato.

Ky fakt u bë publik nga media Axios, e cila ka përmendur tre burime në radhët e zyrtarëve të lartë amerikanë.

Mesazhi, mësohet se ka qenë i tillë: Ne do të sulmojmë forcat që na sulmuan, ndaj mos u merrni me ne dhe ne nuk do të merremi me ju”.

Kështu i janë drejtuar iranianët amerikanëve në citimin e një prej zyrtarëve që Axios ka përmendur në publikim.

Po ashtu, zyrtarët amerikanë kanë njoftuar Izraelin për këtë mesazh dhe i kanë bërë të qartë Benjamin Netanyahut dhe nga ky çast e më tej, Washingtoni do të njoftohet përpara çdo lëvizjeje që Izraeli do të kërkojë të ndërmarrë në këtë konflikt. Madje, do të jetë Amerika, ajo e cila do të thotë fjalën e fundit përpara çdo sulmi apo përgjigjeje izraelite, siç është kërkuar nga Administrata Biden.

The post Biden thotë se sulmi i Iranit ndaj Izraelit mund të vijë së shpejti appeared first on Albanian Post.

Previous articleAlergjia në qumësht më e zakonshmja tek fëmijët
Next articleOsmani: Mjaft me dënime qesharake e me sistem të çalë të drejtësisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here