Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vrasjes së 21-vjeçares në Ferizaj dhe plagosjes së 15-vjeçarit. Krasniqi tha se ajo ishte 21 vjeç dhe e kishte një djalë, ndërsa jeta e saj, pa filluar ende mirë, sot u shua nga ish-bashkëshorti i saj. Një tragjedi që shkakton shumë dhembje dhe e cila nuk mund të përmblidhet me fjalë. Fatkeqësisht, një krim që vjen dhe ripërsëritet muaj pas muaji…








