Real Madridi po e mposht Mallorcan me rezultat prej 0-1. Golin e vetëm deri më tani në ndeshje e ka shënuar Tchouameni në minutën e 48-të të ndeshjes. Tchouameni shënoi një supergol, nga më shumë se 30 metra distancë. Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, po luan që nga fillimi i ndeshjes, por që deri më tani nuk ka arritur ta rrezikoj portën madrilene.








