Home Shqipëria Khamenei: Jerusalemi do t’i përkasë myslimanëve dhe ne do të festojmë çlirimin...

Khamenei: Jerusalemi do t’i përkasë myslimanëve dhe ne do të festojmë çlirimin e Palestinës

2
0
khamenei:-jerusalemi-do-t’i-perkase-myslimaneve-dhe-ne-do-te-festojme-clirimin-e-palestines

“Jerusalemi do të jetë në duart e myslimanëve dhe bota myslimane do të festojë çlirimin e Palestinës”.

Kështu shkroi udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, në median sociale X.

Shkrimin ai e shoqëroi me publikimin e një videoje të dronëve iranianë që fluturojnë mbi Malin e Tempullit në Jerusalem – gjatë sulmit të Iranit mbrëmë ndaj Izraelit.

Izraeli u sulmua nga një valë dronësh dhe raketash në sulmet e para të drejtpërdrejta të Iranit në territorin e tij.

Sulmi përfshiu më shumë se 300 dronë dhe raketa – shumica dërrmuese u kapën, tha ushtria izraelite.

Një raketë balistike goditi bazën ajrore Nevatim në jug të vendit, duke shkaktuar dëme të vogla, thanë zyrtarët.

Irani theksoi se sulmi ishte një përgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës në një kompleks diplomatik iranian në Siri në fillim të këtij muaji.

Teherani paralajmëroi gjithashtu nëse Izraeli hakmerret, përgjigja e tij e ardhshme do të ishte më e madhe.

Kryeministri, Benjamin Netanyahu, mblodhi një kabinet lufte për të diskutuar sulmin, i cili u dënua veçmas nga liderët globalë duke përfshirë presidentin e SHBA-ve, Joe Biden, kryeministrin britanik, Rishi Sunak dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së.

Presidenti i SHBA-ve ka organizuar një takim online të liderëve të G7, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka këmbëngulur se nuk dëshiron të shohë përshkallëzimin e krizës në Lindjen e Mesme

The post Khamenei: Jerusalemi do t’i përkasë myslimanëve dhe ne do të festojmë çlirimin e Palestinës appeared first on Albanian Post.

Previous articleAutori i sulmit me thikë në Sydney është identifikuar nga Policia
Next articleHaziri komenton zhvillimet gjeopolitike: Roli i Ramës në dialogun Kosovë-Serbi i një rëndësie të madhe për rajonin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here