Home Shqipëria Amerika do të kufizojë lëvizjet e ministrit të Jashtëm iranian në New...

Amerika do të kufizojë lëvizjet e ministrit të Jashtëm iranian në New York

1
0
amerika-do-te-kufizoje-levizjet-e-ministrit-te-jashtem-iranian-ne-new-york

SHBA-të do të kufizojnë lëvizjet e ministrit të Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian dhe delegacionit të tij, ndërsa ata do të jenë në New York këtë javë, tha një burim i njohur për CNN.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, kishte thënë më herët se SHBA-të do të vendosnin kufizime shtesë të udhëtimit për ministrin, i cili do të jetë në New York, për një takim në Kombet e Bashkuara.

Sipas burimit të njohur, udhëtimi i Amir-Abdollahian dhe delegacionit iranian është i kufizuar në shtatë blloqet veri-jug dhe një bllok në perëndim që rrethojnë selinë e OKB-së në Manhattan, misionin iranian në OKB, rezidencën e përfaqësuesit të tyre të përhershëm në OKB.

Po ashtu, edhe gjashtë blloqet që rrethojnë Queensboro Plaza në Long Island City dhe qasja në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy, duke përdorur një rrugë specifike lëvizëse.

The post Amerika do të kufizojë lëvizjet e ministrit të Jashtëm iranian në New York appeared first on Albanian Post.

Previous articlePas përgjigjes iraniane, Hezbollahu po përgatitet për të gjithë skenarët
Next articleVrasja e grave, vendi pa Kryeprokuror qe gati tri vite – “përgjegjësia bie edhe mbi Osmanin”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here