Me vendim të Komunës së Prishtinës të premten ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të ultë dhe të mesëm të lartë të Kryeqytetit janë mbajtur ligjërata sensibilizuese kundër dhunës në baza gjinore, raporton Ekonomia Online. Me këtë rast nënkryetarja e Kryeqytetit, Jehona Lushaku – Sadriu, ka mbajtur një ligjëratë mbi këtë temë në një nga klasët e gjimnazit “Sami Frashëri”.








