Home Shqipëria Debakli i Serbisë në Këshillin e Evropës – Daçiç, diplomatëve serbë: S’ka...

Debakli i Serbisë në Këshillin e Evropës – Daçiç, diplomatëve serbë: S’ka pushim, dua angazhim maksimal

2
0
debakli-i-serbise-ne-keshillin-e-evropes-–-dacic,-diplomateve-serbe:-s’ka-pushim,-dua-angazhim-maksimal

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, përmes një letre ia ka bërë të qartë të gjithë punonjësve në misionet diplomatike dhe konsullore të Serbisë se “nuk është e mundur të shfrytëzohen pushimet në periudhën e ardhshme”, pasi më 17 prill, Kosova kaloi me sukses edhe fazën e dytë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, derisa tani i ka mbetur vetëm edhe një hap.

“Sfidat e shumta dhe shumë të vështira të politikës së jashtme me të cilat po ballafaqohet Serbia aktualisht, prandaj pritet angazhim maksimal i të gjithë punonjësve në Ministri dhe të gjithë rrjetit diplomatik-konsullor për çështjet e rezolutës për Srebrenicën dhe kërkesës së Kosovës për pranim në Këshillin Evropës”, thuhet në letër, raporton rrjeti ballkanik i lajmeve N1.

“Për këtë arsye, ju tregoj se përdorimi i pushimit në periudhën në vijim nuk do të jetë i mundur. Meqenëse festat e ardhshme janë në periudhën kur është i nevojshëm veprimi ynë më aktiv, ju duhet të qëndroni në vendet pritëse dhe të vazhdoni të mbroni me përkushtim interesat tona”, thuhet në letrën e kryediplomatit serb.

Ky “mobilizim” i diplomacisë serbe vije pasi Kosova kaloi me sukses edhe fazën e dytë në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, derisa tani i ka mbetur vetëm edhe një hap.

Kjo u vendos në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, të cilët me shumicë dërrmuese vendosën pro miratimit të raportit të raportueses për Kosovën në këtë organizatë, Dora Bakoyannis.

Për miratimin e raportit të raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, kanë qenë 131 vota PRO, 29 kundër dhe 11 abstenime.

Por, para miratimit, Asambleja Parlamentare e KiE-së, i hodhi poshtë të gjitha amendamentet e propozuara nga Serbia.

Për t’u bërë anëtare e plotë e KiE-së, Kosovës tanimë i ka mbetur vetëm edhe një hap: votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj.

The post Debakli i Serbisë në Këshillin e Evropës – Daçiç, diplomatëve serbë: S’ka pushim, dua angazhim maksimal appeared first on Albanian Post.

Previous article‘Dolce vita’ e Ripley-t është bardh e zi, por qytetet e vogla të Bregut të Amalfit janë technicolour
Next articleAshton: BE-ja do të vendos kush do ta zëvendësojë Lajçakun – kam respekt të madh për Pahorin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here