La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona, do të përplasen në ‘Bernabeu’ në sfidën e njohur prej vitesh si ‘El Clasico’. Duelet mes ‘Los Blancos’ dhe katalonasve, gjithnjë sjellin sfida drithëruese, e një e tillë parashikohet të luhet edhe sonte në kryeqytetin e Spanjës.








