schallenberg-‘i-hapur’-per-klasifikimin-e-gardes-revolucionare-islamike-te-iranit-si-grup-terrorist

Ministri i Jashtëm austriak, Alexander, ka thënë se ishte “i hapur” për përfshirjen e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Pasdaran, në listën e organizatave terroriste të hartuar nga Bashkimi Evropian.

Shefi i diplomacisë së Vjenës ka folur me të mbërritur në takimin e ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të mbajtur sot në Luksemburg.

Sipas Schallenberg, “deri tani kemi hasur në pengesa ligjore” për ta klasifikuar Pasdaranin si “organizatë terroriste”.

Tani është në dorën e ekspertëve ligjorë të thonë nëse situata ka ndryshuar.

Njëherazi, ministri i Jashtëm austriak ka theksuar se duhet të jesh “realist”.

Klasifikimi i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit si një grup terrorist nga BE-ja është, në fakt, “një akt simbolik” sepse njësia tashmë është “nën sanksione”.

Megjithatë, nëse ky hap është i mundur, “atëherë duhet marrë në konsideratë”.

The post Schallenberg ‘i hapur’ për klasifikimin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit si grup terrorist appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here