Home Shqipëria Mexhiti pasi humbi zgjedhjet: Gjithçka po shkon sipas planit, regjimi Ahmeti, Grubi,...

Mexhiti pasi humbi zgjedhjet: Gjithçka po shkon sipas planit, regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie

1
0
mexhiti-pasi-humbi-zgjedhjet:-gjithcka-po-shkon-sipas-planit,-regjimi-ahmeti,-grubi,-osmani-do-te-bie

Edhe pse i kanë humbur zgjedhjet me një diferencë prej gati 40 mijë votash në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën të mërkurën në Maqedoninë e Veriut, njëri nga liderët e koalicionit “VLEN”, Izet Mexhiti, ka thënë se gjithçka po shkon sipas planit.

“Shpreh falënderim të thellë deri tek të gjithë ata që dje votuan për Dr. Arben Taravarin dhe më këtë dhanë mbështetje të padiskutueshme për koalicionin VLEN si përfaqësues i vetëm legjitim i shqiptarëve! Gjithçka po shkon sipas planit, po hyjmë në fazën e ardhshme nga strategjia e cila me 8 maj do të sjellë fitoren përfundimtare”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, ai ka theksuar se “regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie, shkojmë deri në fund”.

Kandidati i “Frontit Evropian”, për President të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është fitues absolut me një diferencë prej rreth 35 mijë votave në raport me kundërkandidatin tjetër shqiptar nga radhët e koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, derisa në kampin maqedonas fitore bindëse, por jo të mjaftueshme për t’u bërë presidente, ka korrur kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Osmani është renditur i treti nga shtatë kandidatë gjithsejtë sa kanë qenë, duke fituar pothuajse në çdo vendbanim me shumicë shqiptare.

The post Mexhiti pasi humbi zgjedhjet: Gjithçka po shkon sipas planit, regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie appeared first on Albanian Post.

Previous articleReagon Bardhi pasi SPAK refuzoi kallëzimin e Olsi Ramës: Prokuroria e Posaçme të na provojë që s’ka të paprekshëm në Shqipëri
Next articleRaportimet e Albanian Post – PSD përuron “çeshmen e milionerëve” për nder të Liburn Aliut

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here