Home Shqipëria Juventus në kontakte me Lille-n për Edon Zhegrovën

Juventus në kontakte me Lille-n për Edon Zhegrovën

2
0
juventus-ne-kontakte-me-lille-n-per-edon-zhegroven

Drejtori sportiv i Juventus-it, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille-n për të eksploruar një lëvizje për objektivin e Arsenal-it, Edon Zhegrova, thonë raportet nga Italia.

Bardhezinjtë po përgatiten për një dritare të rëndësishme transferimi verore, duke filluar që të rindërtojnë skuadrën ndërsa vazhdojnë të ecin në një drejtim të qëndrueshëm.

Nevojitet një anësor i ri, veçanërisht pasi bisedimet për kontratën me Federico Chiesa-s nuk japin rezultat.

Zhegrova ka vazhduar të rritet dhe të shkëlqejë me Lille-n këtë sezon, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë nëntë asistime në 43 paraqitje. Verën e kaluar, ai ishte shumë i lidhur me një numër klubesh duke përfshirë Arsenal-in, Milan-in dhe Napoli-n.

Siç raportohet nga gazetari italian, Daniele Longo i “Calciomercato.com”, Juventus-i ka dërguar skautët për të ndjekur nga afër Zhegrovën në një numër ndeshjesh këtë sezon dhe drejtori Giuntoli së fundmi ka kontaktuar për të kuptuar kufijtë e një marrëveshjeje të mundshme, duke mësuar çmimin prej 15 milionë eurosh të anësorit.

Fleksibiliteti taktik, aftësitë teknike dhe personaliteti i 26-vjeçarit e bëjnë atë një opsion tërheqës për “Zonjën e Vjetër”, e cila do të duhet të mposhtë konkurrencën nga Arsenal-i.

The post Juventus në kontakte me Lille-n për Edon Zhegrovën appeared first on Albanian Post.

Previous articleHaziri i bindur: Kurti do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese para anëtarësimit në KiE
Next articleYlli irakian i TikTok-ut qëllohet për vdekje në Bagdad

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here