Home Shqipëria Shqipëria kampionia e verës për gjermanët

Shqipëria kampionia e verës për gjermanët

2
0
shqiperia-kampionia-e-veres-per-gjermanet

TUI Group, kompani gjermane e turizmit ka raportuar rritje dyshifrore për Shqipërinë, e cila përgjithësisht cilësohet si pak e njohur, por që do të zërë skenën qendrore në ITB Berlin 2025 si vend pritës.

“Vendi është ende i panjohur për shumë pushues”, thotë Steffen Boehnke, shefi i TUI dhe Drejtor i Airtours.

Por ai thekson se vendi aktualisht po frymëzon gjithnjë e më shumë turistë gjermanë.

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, me jetën e gjallë të natës, ose qyteti bregdetar i Sarandës, tërheq shumë turistë.

Përveç kësaj, Boehnke rekomandon burimin e Syrit të Kaltër.

Dashamirët e kulturës mund të vizitojnë Vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Këto përfshijnë, për shembull, vendin e gërmimit të qytetit historik të Butrintit.

TUI dhe FTI zgjerojnë portofolin e Shqipërisë

Ndërsa kërkesa vazhdon të rritet, TUI ka zgjeruar më tej portofolin e saj në rreth 200 hotele gjatë verës.

Shumë udhëtarë gjithashtu i shohin çmimet e ulëta tërheqëse.

“Shqipëria mund të vendoset si perla e re e Mesdheut falë vendndodhjes së saj, plazheve dhe diversitetit të saj natyror”, parashikon Boehnke.

Jan Mayer, shefi i kopanisë turistike FTI është dakord dhe flet për Shqipërinë si një e re.

FTI ka për herë të parë në programin e saj për këtë verë Shqipërinë me një portofol hotelesh prej rreth 20 hotelesh.

Përveç kësaj, FTI ofron udhëtime vajtje-ardhje me guida, ku pushuesit mund të vizitojnë Korfuzin dhe Maqedoninë e Veriut gjithashtu.

The post Shqipëria kampionia e verës për gjermanët appeared first on Albanian Post.

Previous articleMelillo: “Mafiet janë të rrënjosura në të gjithë Veriun, në tendera, biznese e futboll”
Next articlePërkrahja e Kurtit s’i ndihmoi VLEN-it t’i fitojë zgjedhjet, Kasami për AP: Bashkëpunimi do të vazhdojë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here