Home Shqipëria KPA shtyn shpalljen e vendimit për ankimimin e Komisionerit Publik ndaj Alfred...

KPA shtyn shpalljen e vendimit për ankimimin e Komisionerit Publik ndaj Alfred Ballës

3
0
kpa-shtyn-shpalljen-e-vendimit-per-ankimimin-e-komisionerit-publik-ndaj-alfred-balles

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë për në datën 21 maj ora 15:00 shpalljen e vendimit për ankimimin e Komisionerit Publik ndaj Alfred Ballës.

Komisioneri Publik, Irena Nino, i qëndroi kërkesës së saj për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën dhe ndalimin e tij për të qenë pjesë e strukturave drejtuese në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, pasi ka dhënë dorëheqjen nga statusi i “ndihmësit ligjor” me vullnetin e tij të plotë.

Balla dhe anëtarë jo-magjistratë të tjerë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor po shpresojnë që të vijojnë detyrat në sistemin e drejtësisë si magjistratë pas përfundimit të mandatit në “qeverisjen e gjyqësorit dhe të prokurorisë”.

Ligji në fuqi parashikon që gjyqtarët dhe prokurorët e rinj emërohen vetëm pasi të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe të kalojnë me sukses procesin e Vetingut.

Ndërkohë që anëtarët jo-magjistratë të KLGJ e KLP synojnë të marrin statusin e “magjistratit” ex-officio, për shkak të pozicionit që kanë mbajtur gjatë viteve të fundit.

KP urdhër KPA: Ndryshoni vendimin për Aflred Ballën, t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë

The post KPA shtyn shpalljen e vendimit për ankimimin e Komisionerit Publik ndaj Alfred Ballës appeared first on Albanian Post.

Previous articleRanucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e ‘Report’ për Shqipërinë
Next article“European Pravda”: Bislimi s’e përdori fjalinë “gati për luftë” në asnjë rast, pavarësisht se u pyet specifikisht për mundësinë e luftës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here