Home Shqipëria Granti i MCC-së dëshmi e bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së, thotë Kurti

Granti i MCC-së dëshmi e bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së, thotë Kurti

3
0
granti-i-mcc-se-deshmi-e-bashkepunimit-mes-kosoves-dhe-shba-se,-thote-kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën është takuar me zëvendëspresidentin e MCC-së, Cameron Alford, me të cilin ka diskutuar për grantin 200 milionë euro që do t’u jepet Kosovës për energji.

Kurti e ka vlerësuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Kosovës (SHBA), duke thënë se vetëm kështu dëshmohet partneriteti mes dy vendeve.

“Në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh nga të cilat 202 milionë janë grant nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurse 34.7 milionë janë bashkëfinancim nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Programi Kompakt është rezultat sa edhe dëshmi e partneritetit tonë me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), dhe të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

Teksa, ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Shpreha falënderimin tonë për bashkëpunimin e ngushtë dhe për mbështetjen e vazhdueshme nga Qeveria dhe populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në sektorin e energjisë, zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kosovës, dhe jo vetëm”.

Më 1 korrik të 2022-së, Bordi Ekzekutiv i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), kishte bërë të ditur se ka aprovuar Programin Kompakt me Kosovën në vlerë prej mbi 200-milionë dollarësh.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë, nga financimi 200 milionë dollarë janë në formë granti nga SHBA-ja, ndërsa rreth 35 milionë dollarë do të ndahen nga Qeveria e Kosovës.

Dy milionë do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim.

Për projektin e parë ishte thënë se konsiston në blerjen dhe instalimin e baterive me kapacitet të lartë, që shërbejnë si rezerva të energjisë.

The post Granti i MCC-së dëshmi e bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së, thotë Kurti appeared first on Albanian Post.

Previous articleRrëzohet kërkesa e Jorgo Goros për zëvendësim të masës së sigurisë
Next articleEkskluzive: Liburn Aliu e Naser Hafizi ia mbyllin kompanisë “Arbëria – Uji Alpet” borxhin prej 2.2 milionë eurove për vetëm 23 mijë euro

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here