Home Lajme Telashe mes komunës dhe kompanisë “Pastrimi”, rrahje fizike mes punëtorëve

Telashe mes komunës dhe kompanisë “Pastrimi”, rrahje fizike mes punëtorëve

4
0
telashe-mes-komunes-dhe-kompanise-“pastrimi”,-rrahje-fizike-mes-punetoreve

Është raportuar se ka pasur telashe mes komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Pastrimi”, duke kaluar kështu në rrahje mes punëtorëve.

Drejtor i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka thënë se kjo kompani nuk e ka respektuar urdhëresen e tyre.

“Në fakt “Patrimi” nuk e ka respektuar urdhëresen tonë, sepse ne qysh të premten i kemi njoftuar me formë zyrtare me shkrim se cilat lokacione do të mirëmbahen na e shtuna e tutje nga ndërmarrja private e cila është e kontraktuar nga ne”, është shprehur Brestovci.

Ndërkaq, Liridon Geci nga kompania “Pastrimi” tha se nuk kanë informacione zyrtare në lidhje me ngjarjen, njofton Klankosova.tv.

“Unë deri në këto momente nuk kam asnjë informacion zyrtar as nga policia dhe as nga zyrtarët komunalë nga të cilët kam kërkuar informacione”, është shprehur ai.

The post Telashe mes komunës dhe kompanisë “Pastrimi”, rrahje fizike mes punëtorëve appeared first on GazetaBlic.

Previous articleHysen Durmishi ftohet nga Prokuroria Speciale për rrugën Prishtinë – Podujevë
Next articleBukuria e Dubrovnikut shijohet më së miri me Baki Travel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here