Home Shqipëria Zëvendësministri ftohet nga Prokuroria Speciale pas nënshkrimit të ‘kontratave të dyshimta’ për...

Zëvendësministri ftohet nga Prokuroria Speciale pas nënshkrimit të ‘kontratave të dyshimta’ për rrugën Prishtinë – Podujevë

2
0
zevendesministri-ftohet-nga-prokuroria-speciale-pas-nenshkrimit-te-‘kontratave-te-dyshimta’-per-rrugen-prishtine-–-podujeve

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të martën, njoftoi se Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ftuar për intervistim pas nënshkrimit të kontratave të dyshimta për rrugën Prishtinë – Podujevë.

Ai e ka cilësuar të pakuptimtë ftesën për intervistim ngase prokuroria është bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik. Megjithatë, zëvendësministri kosovar ka garantuar se do të paraqitet në prokurori më 8 maj 2024.

“Dëshiroj t’ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorëzuar në prokurorinë speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë”, ka shkruar Durmishi gjatë ditës.

Zëvendësministri Durmishi i ka nënshkruar kontratat për tenderin për rrugën Prishtinë – Podujevë, duke pasur ankesë aktive në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), institucion i pavarur administrativ, i cili merret me ankesat e kompanive që aplikojnë për tenderët e institucioneve publike.

E vlera totale e kontratave të nënshkruara nga zëvendësministri Durmishi është 35 milionë euro, ndërsa njërën pjesë të këtij tenderi në vlerë mbi 8 milionë euro e ka fituar kompania ‘Bageri’, pronarin e së cilës zëvendësministri i Kosovës e ka konfirmuar vetë se e ka shok.

The post Zëvendësministri ftohet nga Prokuroria Speciale pas nënshkrimit të ‘kontratave të dyshimta’ për rrugën Prishtinë – Podujevë appeared first on Albanian Post.

Previous articleMbrojtësi i Real Madrid-it tërheq interesimin e Borussia Dortmund-it
Next articleMoska: “Jo urdhërarrest për Netanyahun? SHBA është hipokrite”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here