Home Shqipëria Lejoi ndërtimin pa leje të objektit në pronësi të Gëzim Çelës, Gjykata...

Lejoi ndërtimin pa leje të objektit në pronësi të Gëzim Çelës, Gjykata lë në burg drejtorin e IMT-së

2
0
lejoi-ndertimin-pa-leje-te-objektit-ne-pronesi-te-gezim-celes,-gjykata-le-ne-burg-drejtorin-e-imt-se

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg drejtorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Kurbin, Jetmir Muzhika, ndërsa në fuqi ka lënë edhe masën arrest në shtëpi për ish-drejtorin e IKMT Lezhë, Flori Gjini.

Sa i përket tre inspektorëve të tjerë ata do të mbeten të pezulluar nga detyra.

Seanca gjyqësore, e cila ka zgjatur më shumë se dy orë, është drejtuar nga gjyqtare Eglantina Biba.

Bëhet fjalë për subjektin e Gëzim Çelës i njohu si “Baroni i Drogës” në hyrje të Patokut ku ishte bërë një shtesë pa leje.

Hetimet nga Prokuroria e Lezhës nën drejtim nga Sabri Kastrati kanë zgjatur prej 6 muajsh.

The post Lejoi ndërtimin pa leje të objektit në pronësi të Gëzim Çelës, Gjykata lë në burg drejtorin e IMT-së appeared first on Albanian Post.

Previous articleArne Slot: Janë tre rregulla strikte që holandezi mund të aplikojë te Liverpool
Next articleChelsea po planifikon një lëvizje për yllin e Manchester City-t

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here