Trajneri Driton Kuka, i ka numëruar medaljet elitare që i kanë fituar në sportet olimpike. Pjesa dërrmuese e tyre, vijnë nga sporti i xhudos ku vet Kuka është i përfshirë. Nga 40 medaljet e fituara pas luftës, 38 janë të xhudos dhe dy të tjera nga boksi. Xhudoja i ka fituar 28 medalje evropiane, shtatë botërore dhe tre olimpike, kurse boksi dy medalje, një evropiane dhe një botërore…








