Home Shqipëria Propozimi për Tribunal Ndërkombëtar, Osmani: Skandaloze, flet për mentalitetin hakmarrës të VMRO-së

Propozimi për Tribunal Ndërkombëtar, Osmani: Skandaloze, flet për mentalitetin hakmarrës të VMRO-së

2
0
propozimi-per-tribunal-nderkombetar,-osmani:-skandaloze,-flet-per-mentalitetin-hakmarres-te-vmro-se

Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, e ka konsideruar si “skandaloze”, propozimin e kandidates për Presidente të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, nga radhët e partisë nacionaliste maqedonase, VMRO-DPMNE, për krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar për luftën e 2001-së.

Sipas Osmanit, këto propozime, por edhe diskursi nacionalist që së fundmi VMRO është duke e përdorur, janë tregues të qartë për mentalitetin e kësaj partie.

“Është deklaratë skandaloze, e cila veçanërisht në këtë ditë të 2 majit ka prekur rëndë dinjitetin e çdo shqiptari, por jo vetëm shqiptarëve, edhe komuniteteve tjera që kanë përfituar nga ajo kryengritje, nga Marrëveshja e Ohrit, më tepër flet për mentalitetin hakmarrës”, tha Osmani në një konferencë për media.

Ai ka shtuar se për fat të keq, narrativi që e ofron VMRO-DMPNE, “barazinë e sheh si humbje të monopolit dhe humbje të dominimit dhe si kërcënim për interesin maqedonas, që është në kundërshtim me interesin bazik maqedonas”.

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së s’kanë qenë mercenarë e dezertorë

Ndryshe, Siljanovska-Davkovka të martën propozoi krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar për luftën e 2001-së – në mes të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me komandat suprem Ali Ahmetin, dhe forcave policore e ushtarake maqedonase.

Këtë propozim, Davkovka e ka bërë gjatë një tubimi elektoral në Kumanovë, ku ka cituar të drejtën ndërkombëtare, e cila, në vlerësimin e saj, thotë se disa vepra kundër njerëzimit nuk vjetërsohen asnjëherë.

Në mes të rreshtave, kandidatja nacionaliste maqedonase, ka aluduar në luftën e 2001-së, dhe mundësinë e adresimit të këtyre veprave në një Tribunal Ndërkombëtar.

Lufta në Maqedoni kishte filluar më 22 janar të vitit 2001, dhe kishte përfunduar më 13 gusht 2001, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Kjo luftë kishte ardhur si rezultat i keqtrajtimit sistematik që regjimi maqedonas ua bënte shqiptarëve që jetonin në Maqedoni.

Ushtria Çlirimtare Kombëtare kishte komandat suprem Ali Ahmetin, aktualisht kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim – forca më e madhe politike shqiptare në Maqedoni të Veriut.

Ahmeti, por edhe BDI-ja, gjatë gjithë fushatës elektorale, si në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale (24 prill), dhe në fushatën për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare që do të mbahen më 8 maj, kanë qenë cak i sulmeve të vazhdueshme të nacionalistëve maqedonas, konkretisht VMRO-së, dhe liderit të saj Hristjan Mickoski.

The post Propozimi për Tribunal Ndërkombëtar, Osmani: Skandaloze, flet për mentalitetin hakmarrës të VMRO-së appeared first on Albanian Post.

Previous articleMeta rendit masat për të ndihmuar bujqësinë
Next articleSelmanaj për aferën me ambalazhues: Aliu nga konfuziteti tha shumë të pavërteta – është në siklet të madh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here