Home Shqipëria Serbia “vlerëson dhe mbështet” përpjekjet e Lajçakut për Asociacionin

Serbia “vlerëson dhe mbështet” përpjekjet e Lajçakut për Asociacionin

2
0
serbia-“vlereson-dhe-mbeshtet”-perpjekjet-e-lajcakut-per-asociacionin

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, deklaroi se pala serbe “vlerëson dhe mbështet” përpjekjet e Emisarit Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, për fillimin e procesit të themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Petkoviç, në një takim që zhvilloi të enjten së bashku me ambasadorin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Marko Gjuriç, dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it, përcolli “mesazh të qartë” për domosdoshmërinë e themelimit të këtij mekanizmi vetëqeverisës, të cilin, sipas tij, komuniteti serb në Kosovë e pret që një dekadë.

“Çdo progres substancial në dialogun lidhur me asociacionin është i rëndësishëm për Beogradin, prandaj delegacioni serb, përveç draft-statutit të ekipit menaxhues, pranoi edhe draft-statutin e BE-së, në pjesën që ka të bëjë me hapat konkretë në formimin e asociacionit pa e paragjykuar statusin”, thuhet në deklaratën e të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” të enjten.

Duke folur mbi çështjen e dinarit, ai theksoi se negociatat e kryenegociatorëve në Bruksel të Belgjikës kanë qenë të vështira dhe se delegacioni serb paraqiti propozimet dhe komentet “për zgjidhjen e krizës”, duke shtuar se ky problem duhet të zgjidhet urgjentisht, sepse, sipas tij, “vendosë në pikëpyetje mbijetesën fizike të popullit serb në Kosovë”.

The post Serbia “vlerëson dhe mbështet” përpjekjet e Lajçakut për Asociacionin appeared first on Albanian Post.

Previous articleKadrijaj, Vetëvendosjes: S’i ha më kush foret tuaja, jeni hajna dhe do shkoni në burg
Next articlePrinc Leka i prezanton partneres së re vajzën, vogëlushja shihet në shoqërinë e fotografes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here