Home Shqipëria Arsenali ngjitet në krye të Premier League-s

Arsenali ngjitet në krye të Premier League-s

2
0

Skuadra e Arsenal-it ka mundur 3-0 Bournemouth-in këtë të shtunë, duke marrë një fitore që e ngjit në krye të renditjes së Premier League.

“Emirates Stadium” priti takimin e javës së 36-të në ligën e lartë angleze mes “Topçinjëve” dhe “Qershive”, ku vendasit dominuan dhe morën tri pikë të arta në garën për titull.

Super ylli i vendasve, Bukayo Saka zhbllokoi rezultatin e ndeshjes falë një 11 metërshi në minutën e 45-të të pjesës së parë.

Saka tani është bërë lojtari i parë që shënon 20 gola për Arsenal-in në një sezon (të gjitha garat) që nga Pierre-Emerick Aubameyang në 2019-20 (29 gola) dhe anglezi i parë që e bën këtë për klubin që nga Theo Walcott në 2012-13 (21 gola).

Goli i dytë i Arsenal-it do të vinte në minutën e 70, teksa Leandro Trossard dërgoi në rrjetë asistimin e Declan Rice.

Ndërsa, goli i “KO” për miqtë erdhi pak para minutës së fundit të kohës shtesë nga Rice. Anglezi shfrytëzoi maksimalisht asistimin nga Gabriel Jesus për t’i dërguar shifrat në 3-0.

Me fitoren e arritur, Arsenal-i ngjitet në krye të Premier League-s me 83 pikë, pas 36-të javësh të luajtura. Manchester City i vendit të dytë ka 79 pikë, por edhe dy ndeshje më pak.

Bournemouth qëndron në vendin e 10 me 48 pikë. Skuadra ka siguruar tashmë mesin e artë të tabelës.

Premier League do të vijojë me katër duele të tjera këtë të shtunë. Duke filluar nga ora 16:00 do të jenë takimet: Brentford – Fulham, Burnley – Newcastle dhe Sheffield – Forest. Nga ora 18:30 Manchester City do të presë Wolves-in.

Java e 36-të në Premier League filloi të premten me duelin Luton – Everton, i përfunduar në barazim 1-1.

Të dielën do të luhen takimet: Brighton – Aston Villa, Chelsea – West Ham dhe Liverpool – Tottenham.

Crystal Palace – Manchester United do të mbyllë javën e 36-të në Premier League. Një duel i cili do të zhvillohet të hënën, më 6 maj.

The post Arsenali ngjitet në krye të Premier League-s appeared first on Albanian Post.

Previous articleKreu i IOC-së konfirmon vendin e Ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike të Parisit
Next articleHamasi i jep dritën jeshile fazës së parë së marrëveshjes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here