Home Shqipëria Arrestohen tre persona në Fushë Kosovë, iu konfiskohet kokainë

Arrestohen tre persona në Fushë Kosovë, iu konfiskohet kokainë

3
0
arrestohen-tre-persona-ne-fushe-kosove,-iu-konfiskohet-kokaine

Tre persona janë arrestuar në Fushë-Kosovë nga hetuesit e antidrogës, derisa organet e rendit kanë njoftuar se bëhet e ditur se fillimisht ka pasur informatë se një i dyshuar me inicialet R.H. është duke u marrë me shitblerje të substancave narkotike në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë.

“Pas një pune hetimore dhe me urdhëresë të lëshuar nga  Gjykata Themelore në Prishtinë të shtunën hetuesit policorë të antidrogës kanë arrestuar të dyshuarin G.B. tek i cili është gjetur një sasi e substancës narkotike kokainë. Të njëjtën ditë, në orët e mbrëmjes është arrestuar R.F. te i cili janë gjetur tri qese të mbushura po ashtu me kokainë me peshë 1.6 gramë”, thuhet në njoftim.

“Gjithashtu te banesa e të dyshuarit me iniciale R.H. janë kryer bastisje ku janë gjetur 46 paketime të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, të gatshme për shitje me peshë të përgjithshme 23.3 gram, një peshore e vogël digjitale që shërben për matje në sasi të vogla, para të gatshme në valuta te ndryshme me vlerë prej 730 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikeve dhe dy telefona celular”.

Sipas njoftimit, në vend të ngjarjes kanë dalë njësia K-9 dhe njësia e Forenzikes Regjionale-Prishtinë, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive të gjetura materiale.

Ndërkaq të dyshuarit janë arrestuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë, për proceduar të mëtejme ligjore.

“Vlen të potencohet se i dyshuari me iniciale F.K. pas verifikimit në data bazën e Policisë figuronte se ka urdhër-arrest me vuajtje të dënimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

The post Arrestohen tre persona në Fushë Kosovë, iu konfiskohet kokainë appeared first on Albanian Post.

Previous articleAl Jazeera pas mbylljes nga Izraeli: Vendim i rrezikshëm, drejt përgjigjes ligjore
Next articleSerwer e cilëson “marrëzi” kërkesën e ndërkombëtarëve që Kurti të kryejë “vetëvrasje politike” për Asociacionin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here