Home Shqipëria Axhançiç: Shumë politikanë serbë në Kosovë takohen fshehurazi me Kurtin, unë s’fshihem

Axhançiç: Shumë politikanë serbë në Kosovë takohen fshehurazi me Kurtin, unë s’fshihem

2
0
axhancic:-shume-politikane-serbe-ne-kosove-takohen-fshehurazi-me-kurtin,-une-s’fshihem

Nënkryetarja e Komunës së Mitrovicës Veriore, Katarina Axhançiç, ka thënë se ajo takohet hapur dhe publikisht me kryeministrin Albin Kurti, ndryshe nga “shumë politikanë serbë të Kosovës, të cilët takohen fshehurazi”.

“Ka qenë takimi i dytë (me kryeministrin Kurti) në 15 ditët e fundit. Tema konkrete ka qenë që të dëgjojë qëndrimin tonë dhe çka mendojmë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Mendoj se një prej arsyeve kryesore të takimit ishte se (Kurti) dëshiron të dëgjojë të vërtetën nga terreni. Është pra një komunikim ku nga dora e parë dëgjon nevojat e qytetarëve për të ardhmen, krijimin e kushteve më të mira për ata”, tha Axhançiç në një intervistë për Kosovapress.

Ajo theksoi se deri tani nuk është sulmuar asnjëherë nga askush për shkak të bashkëpunimit të saj me institucionet e Republikës së Kosovës, ndonëse nuk e përjashton një gjë të tillë në të ardhmen.

“Mendoj se ky është komunikimi i duhur, real, i ndershëm dhe i thjeshtë (mes pushtetit qendror dhe qytetarëve… Unë sa di dhe dëgjoj, edhe grupe tjera të qytetarëve nga opsione dhe iniciativa tjera politike shkojnë dhe bisedojnë, me të njëjta këto institucione qendrore, si me ministra të ndryshëm, ashtu edhe me kryeministrin, unë e di këtë”.

Axhançiç ka ftuar qytetarët serbë të veriut t’i përgjigjen pozitivisht këtij procesit të regjistrimit të popullsisë.

Më 1 maj, kryeministri Albin Kurti ka takuar nënkryetaret serbe të komunave në veri, Katarina Agjançiç të Mitrovicës së Veriut, Natasha Tomaniçin e Zveçanit dhe Marina Bogojeviçin e Leposaviqit, për të cilat ka thënë se e shohin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës si hap të rëndësishëm për fuqizimin e komunave të tyre.

The post Axhançiç: Shumë politikanë serbë në Kosovë takohen fshehurazi me Kurtin, unë s’fshihem appeared first on Albanian Post.

Previous articleBE në rrezik të ‘shpërthimit’, pasi e djathta ekstreme kërkon ‘kokat e turkut’
Next articleAbraham bën thirrje që të respektohen standardet evropiane: Kosova në Këshill të Evropës për stabilitetin e rajonit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here