Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq ka shprehur frikën se komuniteti ndërkombëtar do të dalë me “ndonjë zgjidhje kompromisi” në mënyrë që Kosova përfundimisht të pranohet në Këshillin e Europës edhe pa e themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Daçiq megjithatë tha se ndërkombëtarët aktualisht po i bëjnë presion kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për Asociacionin.








