Home Shqipëria AAK-ja formon shtab zgjedhor

AAK-ja formon shtab zgjedhor

6
0
aak-ja-formon-shtab-zgjedhor

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar të martën se partia e tij ka formuar shtabin zgjedhor për Zgjedhjet Parlamentare.

Me votë unanime, sipas Haradinajt, në krye të këtij shtabi është zgjedhur sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Muharrem Nitaj.

“Në këtë mbledhje poashtu është diskutuar plani i aktiviteteve të Aleancës në terren, përfshirë edhe orientimet kryesore programore për fazën vijuese”.

Një pikë e veçantë e mbledhjes së kryesisë së AAK-së, sipas ish-kryeministrit të Kosovës, ka qenë edhe informimi për situatën politike e të sigurisë në vend.

“Kjo në dritën e zhvillimeve të fundit, përfshirë edhe procesin e votimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”.

Ndryshe të martën edhe kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të tretë.

Sipas një komunikate për media, LDK, është duke vazhduar mobilizimin e të gjitha strukturave dhe anëtarësisë së saj në vend dhe diasporë.

“Takimet dhe aktivitetet tona po vazhdojnë degë më degë e lagje më lagje duke takuar dhe diskutuar me secilin qytetar rreth programit tonë politik ‘Rruga e Re’ i cili ofron zgjidhje për hallet e përditshme të tyre”, thuhet në komunikatë.

LDK, siç theksohet në komunikatë, ka shprehur keqardhje që Qeveria e Kosovës me “mospunën e saj ka degraduar marrëdhëniet e vendit tonë me partnerët tanë ndërkombëtar”.

“Fatkeqësisht, raportet e institucioneve prestigjioze si Departamenti i Shtetit Amerikan, Freedom House dhe të tjerë konstatojnë korrupsionin e lartë të kësaj Qeverie, ndërhyrjet në institucionet e gjyqësorit, sulmet ndaj medieve dhe gazetarëve dhe një varg shkeljesh e dështimesh të cilat LDK i ka ngritur me kohë në Kuvendin e Kosovës duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës të ndalë popullizmin dhe të kultivojë e avancojë marrëdhëniet ndërkombëtare të ndërtuara me shumë zell ndër vite”, thuhet në komunikatë.

LDK, njofton tutje komunikata, ka përcjellë me shqetësim investimin institucional të Republikës së Kosovës në përçarjen e shqiptarëve në rajon.

“LDK riafirmon qëndrimin e saj për bashkëpunim me të gjitha partitë politike shqiptare duke besuar në kapacitetet e tyre dhe duke mos ndërhyrë në çështjet e tyre politike apo ndërpartiake”.

The post AAK-ja formon shtab zgjedhor appeared first on Albanian Post.

Previous articleKosova aktualisht s’është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të KiE-së
Next articleBlero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qajtë me doli loti, edhe burrat qajnë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here