Home Shqipëria Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë...

Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona

3
0
aksioni-policor-ne-tepelene-zbulon-shtepine-e-barit-me-mbi-230-rrenje-kanabis,-shoqerohen-4-persona

Katër persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Tepelenë, pasi është konstatuar se ata kishin ndërmarrë aktivitetin e paligjshëm të kultivimin e bimëve narkotike në një shtëpi bari të improvizuar, me mbi 230 rrënjë kanabis.

Mësohet se autoritetet kanë zbuluar një ambient të mbyllur ku ishin instaluar drita për rritjen e kanabisit si edhe sende të tjera të përshtatura për rritjen e bimëve.

Raportohet se deri më tani janë zbuluar më shumë se 230 rrënjë kanabisi, ndërsa policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës katër persona.

Një prej tyre dyshohet se është drejtuesi i veprimtarisë së paligjshme, ndërsa autoritetet vijojnë aksionin për verifikimin e personave të tjerë.

The post Aksioni policor në Tepelenë zbulon shtëpinë e barit me mbi 230 rrënjë kanabis, shoqërohen 4 persona appeared first on Albanian Post.

Previous articleGërvalla: Rusia aktualisht po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës
Next articleKosova aktualisht s’është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të KiE-së

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here