Home Shqipëria Edhe Austria po planifikon të sjellë të burgosur në Kosovë

Edhe Austria po planifikon të sjellë të burgosur në Kosovë

2
0
edhe-austria-po-planifikon-te-sjelle-te-burgosur-ne-kosove

Qeveria e Austrisë është duke shqyrtuar mundësitë që të arrijë një marrëveshje me Kosovën, sikur Danimarka vite më parë, për të sjellë në Kosovë të burgosur.

Një gjë të tillë ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, gjatë një diskutimi që ai ka pasur të martën me ministrinë e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard.

Sipas raportimeve të gazetës austriake, Kronen Zeitung, Karner, ka kërkuar informacione të detajuara nga ministri danez për transferimin e të burgosurve nga Danimarka në Kosovë.

“Objektet e paraburgimit si ato të planifikuara nga Danimarka në Kosovë janë gjithashtu pjesë e planit të kancelarit austriak, Karl Nehammer”, ka thënë Karner.

Sipas planit të qeverisë austriake, kriminelët e dënuar nga shtete të treta, do të kryejnë burgimin e tyre në shtete të treta.

Danimarka më 27 prill të vitit 2022 nënshkroi një marrëveshje me Kosovën për të sjellë 300 të burgosur në Kosovë si përpjekje për të reduktuar mbipopullimin në burgjet e Danimarkë.

Të dy vendet ranë dakord fillimisht në dhjetor që vendi skandinav të marrë me qira 300 qeli burgu për një tarifë vjetore prej 15 milionë eurosh.

Të burgosurit, sipas marrëveshjes, do të dërgohen në një burg në qytetin e Gjilanit.

Të burgosurit e huaj do të deportohen pas vuajtjes së dënimit.

The post Edhe Austria po planifikon të sjellë të burgosur në Kosovë appeared first on Albanian Post.

Previous articleUdhëtimi sekret, rusja dhe vjedhja: Kush është ushtari amerikan i arrestuar në Vladivostok?
Next articleGërvalla: Rusia aktualisht po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here