Home Shqipëria Osmani kujton Betejën e Çabratit dhe 100 civilët e vrarë: Vendosja e...

Osmani kujton Betejën e Çabratit dhe 100 civilët e vrarë: Vendosja e drejtësisë është angazhimi ynë i vazhdueshëm

2
0
osmani-kujton-betejen-e-cabratit-dhe-100-civilet-e-vrare:-vendosja-e-drejtesise-eshte-angazhimi-yne-i-vazhdueshem

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ndërsa ka kujtuar Betejën e Çabratit ku u vranë rreth 100 civilë e rreth 300 të tjerë u rrëmbyen me dhunë nga Serbia, ka potencuar se “vendosja e drejtësisë është angazhimi ynë i vazhdueshëm”.

Beteja e Çabratit, sipas Osmanit, paraqet stoicizmin  e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gjakova”, të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u vunë në mbrojtje të popullatës civile të Gjakovës nga barbaria e regjimit gjenocidal të Serbisë.

“Në këtë betejë ranë heroikisht 26 luftëtarë të UÇK, ndërkaq forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht rreth 100 banorë dhe rrëmbyen me dhunë mbi 300 të tjerë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Presidentes.

Ndërkohë në maj të këtij viti bëhen tri vjet prej kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, publikisht kishte deklaruar se Qeveria e Kosovës ka filluar punën për përgatitjen e padisë kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë gjatë periudhës së luftës së fundit.

Përgatitja, në vlerësimin e Kurtit, po bëhej me hapa “gjigantë”, meqë për të “një rast i tillë as nuk guxon, as nuk duhet e as nuk mund të humbet”.

Se në këtë drejtim po punohet “intensivisht” kishte njoftuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në prill të vitit 2022, Osmani, kishte potencuar se tashmë një ekip i përbërë nga profesionistë po përgatisin materialet të cilët duhet Kosova t’i ketë sa i përket padisë për gjenocid.

“Nuk është lojë kjo punë, sepse një rast i tillë do të ishte iniciativa më e rëndësishme e Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë”, deklaronte ajo.

Një hap përtej Kurtit e Osmanit kishte bërë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kur në maj të vitit 2023 kishte deklaruar se Kosova është “shumë afër” përfundimit të padisë “profesionale” për gjenocid ndaj Serbisë.

Kryekuvendari kishte potencuar se për padinë ndaj Serbisë janë konsultuar edhe personat më të rëndësishëm profesionalë që kanë njohuri në këtë fushë dhe se në këtë drejtim është bërë një “punë e mirë deri tash”.

“Prej ditës kur është bërë ndryshimi i madh dhe ka ardhur një qeverisje e re, është punuar pandërprerë, çdo ditë. Mund të konstatoj që kjo është shumë afër. Nuk mund të jap muaj apo kohë të caktuar veç se e dijë që është bërë një punë e madhe deri tash”, deklaronte ai.

Në ndërlidhje me iniciativën për padi për gjenocid ndaj Serbisë, Qeveria e Kosovës në shkurt të këtij viti themeloi edhe Institutin për Krimet Lufte – me synim mbledhjen e materialeve dhe dëshmive për krimet e kryera gjatë luftës, të cilat do të arkivohen dhe do t’i shërbejnë këtij instituti për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës.

Por, ndryshe nga deklaratat plot optimizëm e premtuese të krerëve institucionalë Qeveria e Kosovës – kompetencë kjo ekskluzive e saj – nuk ka bërë asnjë hap konkret e të prekshëm në këtë drejtim, ndërsa padia për gjenocid ndaj Serbisë nuk duket fare në horizont.

Andaj deklarata të tilla të pamatura të autoriteteve kosovare për njohësit e fushës së drejtësisë nuk mund të konsiderohen si asgjë tjetër përveç si “lojë politike” e fraza të cekta për nevoja elektorale.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, beson se tashmë është e qartë se artikulimet e tilla publike të ekzekutivit nuk janë asgjë tjetër përveç “deklarata politike për konsum të brendshëm dhe të parealizueshëm në praktik”.

Në vlerësimin e tij fraza të llojit të cilat janë vështirë të realizueshëm në terren mund të cilësohen edhe si “premtime fiktive” të cilave mund t’i besojnë qytetarët laikë, por assesi ekspertët e kësaj fushe.

“IKD kishte kërkuar nga Qeveria që përmes kësaj qasje të mos ngjall shpresa të rrejshme me theks të veçantë te familjarët e viktimave të krimeve të luftës në Kosovë, pasi mos realizimi në praktikë padyshim se kthehet në zhgënjim te të njëjtit”, thotë Miftaraj për Albanian Post.

Duke theksuar pamohueshmërinë e faktit se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, krime të tmerrshme dhe sistematike ndaj popullit shqiptar në Kosovë, Miftaraj thekson se padia për gjenocid ndaj Serbisë – siç ka premtuar Qeveria – është e pamundur marrë për bazë pozicionin politik në të cilën gjendet Kosova aktualisht në arenën ndërkombëtare.

“Sipas të drejtës ndërkombëtare në mënyrë që Kosova të ushtrojë një të drejtë të tillë do të duhej të ishte pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe nënshkruese e Statutit të GJND-së, që në rastin konkret kjo tani për tani fatkeqësisht nuk ekziston”, argumenton ai.

Si mashtroi Kurti se Kosova e ka “shumë afër” padinë për gjenocid ndaj Serbisë – qe 3 vjet, padia askund

The post Osmani kujton Betejën e Çabratit dhe 100 civilët e vrarë: Vendosja e drejtësisë është angazhimi ynë i vazhdueshëm appeared first on Albanian Post.

Previous articlePutini betohet për mandatin e pestë, në ceremoninë e bojkotuar nga SHBA-të dhe Britania e Madhe
Next articleKurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here