Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën, ka takuar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, në mandatin e të cilit Kosova shpalli pavarësinë e saj.
“Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidentes.
Sipas Osmanit, Bush do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane.
“’Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur’, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e Presidentit George W. Bush në Tiranë më 2007”, shton komunikata.
Ndryshe Osmani, të martën, takoi edhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Linda Thomas Greenfield.
Në Samitin SHBA-Afrikë, Osmani ka diskutuar me diplomaten amerikane mbi zhvillimet e sigurisë në rajon dhe mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën në skenën ndërkombëtare.
“Gjithmonë kam kënaqësi të takoj, Linda Thomas Greenfield, një mbështetëse e vendosur e vendit tonë, e angazhuar me të vërtetë për avancimin e partneritet mes Kosovës dhe SHBA-ve”, ka shkruar Osmani në platformën sociale, X.
The post Osmani në SHBA takon George W. Bush appeared first on Albanian Post.








