murati-thirrje-qytetareve-te-marrin-pjese-ne-regjistrimin-e-popullsise:-nese-s’e-beni,-s’do-ekzistoni-ne-statistikat-e-shtetit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka bërë thirrje të gjithë atyre qytetarëve që deri më tani nuk janë regjistruar, ta bëjnë një gjë të tillë deri më 17 maj, atëherë edhe kur përfundon regjistrimi i popullsisë.

“Me këtë regjistrim do ta dimë saktë se sa pensionistë jetojnë në Kosovë, por edhe sa fëmijë nën moshën 16 vjeçare. Do ta dimë edhe madhësinë e familjes mesatare, si dhe shumë të dhëna tjera demografike”, ka shkruar Murati në Facebook.

Përveç këtyre, Ministri ka bërë të ditur se pensionet, shtesat e fëmijëve, politikat sociale, buxhetet komunale e shumë vendime e politika tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë”.

“Nëse nuk regjistroheni, praktikisht nuk do të ekzistoni në statistikat e shtetit”.

Prandaj, ka theksuar ai se është e domosdoshme që secili prej nesh të regjistrohet në mënyrë që të kemi të dhëna të sakta dhe “të mund të bëjmë politika më të mira”.

Ndryshe, më 7 maj, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, në një konferencë për media ka njoftuar se deri në atë ditë janë regjistruar 1 milion e 204 mije e 560 persona.

The post Murati thirrje qytetarëve të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë: Nëse s’e bëni, s’do ekzistoni në statistikat e shtetit appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here