Ehoja në formë të Asociacionit e ka ndjekur Kurtin nga Ohri deri sot e deri këtu. Tash që u mbështetë me shpinë për muri dhe rrugëdalje nga pashmangshmëria të cilën e shkaktoi vetë nuk ka, po kërkon shpëtim në zgjedhje, për t’ua prezantuar ndërkombëtarëve si referendum ndaj Asociacionit. Jo për të anuluar atë, por për të fituar një pozicion negociues më të mirë për të zbutur draftin e BE-së.








